Khloe dhe Tristan nuk fshihen më! Ata janë ribashkuar e këto foto sapo zbuluan gjithçka

Mediale Vip

Khloe dhe Tristan nuk fshihen më! Ata janë ribashkuar e këto foto sapo zbuluan gjithçka

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 08:20
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Karantina i bashkoi sërish Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson e duket se tashmë ata janë shumë të lumtur bashkë. Gjatë ditëlindjes së Kim Kardashian, ata të dy nuk e fshehën për asnjë moment afeksionin ndaj njëri-tjetrit dhe janë parë shumë të afërt.

Gjatë festës Tristan është parë duke puthur në faqe Khloe dhe kanë pozuar të dy bashkë për një foto.

“Us Weekly” konfirmoi në muajin gusht se Kardashian dhe Thompson ishin bashkuar sërish me njëri-tjetrin duke kaluar kohën në karantinë me vajzën e tyre, True.

Khloe dhe Tristan nisën një lidhje romantike në vitin 2016-të, por u ndanë në 2018-tën, pasi basketbollisti u pa duke kaluar kohën me femra të tjera ndërkohë që partnerja ishte shtatzënë. Më pas ata u bashkuan sërish, por u ndanë prapë në shkurt 2019-tës, pasi Thompson u kap mat duke u puthur me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Muajin e shkuar disa burime pranë çiftit treguan se Khloe e ka falur Tristan për gabimet e së shkuarës dhe se dëshiron që të ecin përpara me lidhjen e tyre. Epo këto foto të fundit tregojnë qartë se ata janë bashkë dhe tashmë po jetojnë momentet më të bukura!

Image
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat