Këngëtarja konfirmon ndarjen nga partneri me një video duke bërë twerk

Mediale Vip

Këngëtarja konfirmon ndarjen nga partneri me një video duke bërë twerk

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 09:01
Jessie J dhe Channing Tatum

Jessie J dhe Channing Tatum u ndanë pas një lidhjeje 2-vjeçare dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë artistja së fundmi me një video të nxehtë. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një video, ku shihet duke bërë “twerk”. “Jeta beqare në pandemi”, ka shkruar ajo përbëri, duke treguar se ndihet shumë e lumtur edhe vetëm.

E veshur me një fustan të zi, Jessie J nuk i ka lënë aspak vend imagjinatës dhe ka marrë qindra komente nga fansat e saj që e mbështesin pas çdo vendimi që merr. NJë muaj më parë Jessie realizoi këngën “Simply in Love”, të cilën mediat e përkthyen si një dedikim për ishi-n e saj. Në të ajo flet për raportet në një dashuri dhe sipas këngës arsyeja për ndarjen e tyre ka qenë fakti që ata nxituan dhe nuk i morën gjërat shtruar.

Dyshja e njohur kanë pasur shumë ulje ngritje në marrëdhënie dhe shpesh janë përfolur për ndarje e ribashkime. Megjithatë tashmë duket se nuk ka më kthim pas, sepse Jessie po e shijon në maksimum jetën si beqare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat