“Po i japim fund martesës sonë”- Çifti i famshëm ndahen pas 9 vitesh së bashku

Mediale Vip

“Po i japim fund martesës sonë”- Çifti i famshëm ndahen pas 9 vitesh së bashku

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:26
Lake Bell dhe Scott Campbell

Çifti i famshëm, Lake Bell dhe Scott Campbell po ndahen pas 7 vitesh martesë.

Aktorja dhe bashkëshorti i saj njoftuan lajmin në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, duke theksuar se gjithmonë do ta duan njëri-tjetrin.

“Pas 9 vitesh së bashku, 7 vitesh martesë dhe 2 fëmijësh, Scott dhe unë po i japim fund martesës sonë, por do vazhdojmë të kujdesemi për familjen tonë,”- shkroi 41-vjeçarja në njoftimin e saj.

Më pas Bell shtoi: “Me respekt për njëri-tjetrin, ne do të vazhdojmë të shokë dhe miq të mirë deri në fund të jetës.”

Ndërkohë Campbell, një artist tatuazhesh, shkroi: “Tani po i japim fund martesës sonë dhe do transferojmë dashurinë dhe miqësinë që kemi pasur gjithmonë në një kapitull tjetër.”

Bell dhe Campbell u martuan në New Orleans, Louisiana në vitin 2013.

Çifti u takuan në 2011 në shfaqjen e Bell, “How to Make It in America” dhe u fejuan në datën e lindjes së aktores në mars 2012.

Ata janë prindër të një vajze, Novas 6-vjeç dhe një djali, Ozgood, 3 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat