“Çika në betejë me Inteligjencën Artificiale” romani fantastiko-shkencor nga Albana Osmani

Mediale Vip

“Çika në betejë me Inteligjencën Artificiale” romani fantastiko-shkencor nga Albana Osmani

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:29
Albana Osmani

Moderatorja Albana Osmani vjen me librin e saj të parë. Nën autorësinë e Albana Osmanit dhe i ilustruar nga vetë ajo, libri “Çika në betejë me inteligjencën Artificiale”, është libri më i ri që mund ti shtohet bibliotekës tuaj.

Libri vjen si një aventurë epike i ilustruar prej saj në një formë shumë vizionare, dedikuar të rinjve dhe atyre që shohin nga e ardhmja!

Do të jetë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht edhe në version të digjitalizuar. Një histori e jashtëzakonshme mes një grupi të rinjsh dhe Inteligjencës Artificiale në një kohë ku mbi tokë ka kaluar viti 2117.

Pikërisht nga ky vit daton dhe historia…Planeti Tokë ka pësuar ndryshime të paimagjinueshme. Një rendi i ri, i drejtuar nga qeveria ndërplanetare, është vënë prej kohësh në kërkim të elementit që do t’u sigurojë fuqinë dhe epërsinë e plotë. Pjesëza e munguar fshihet te një vajzë, i është tejçuar asaj kohë më parë, aty në cepin idilik mes maleve.

Romani fantastiko-shkencor ndjek përballjen e paepur të një grupi të rinjsh me Inteligjencën Artificiale, që mund të cilësohet, pa dyshim, si beteja më e ashpër e kohës!

Prej datës 23 tetor gjendet në çdo librari në Shqipëri dhe Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat