Adele rikthehet në skenë pas 3 vitesh dhe askush nuk po u beson syve!

Mediale Vip

Adele rikthehet në skenë pas 3 vitesh dhe askush nuk po u beson syve!

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 16:45
Adele

Adele ka treguar humbjen e saj të bujshme të 44 kilogramëve në peshë duke u shfaqur me një fustan seksi për promocionin e ri të ‘Saturday Night Live’.

Këngëtarja 32-vjeçare do të jetë e ftuar në shfaqjen e humorit të NBC këtë fundjavë dhe do të jetë hera e parë që ajo do shfaqet në televizion pas ndryshimit drastik, pasi ka transformuar trupin e saj gjatë vitit të kaluar.

Ajo u shfaq në super formë në një video të re të postuar nga llogaria e SNL në Instagram, ku shihet krah H.E.R. dhe Kate McKinnon.

Po ashtu, ajo ndau një foto në Instagram, ku shihet gjatë provave, e veshur e gjitha me xhinse.

Ylli 32-vjeçar ka munguar në skenë që nga koncerti i saj i fundit në 2017 dhe shqetësoi fansat kur tha se mund të ishte i fundit.

Që nga ajo kohë, 15 herë fituesja e Grammy ka punuar për gjendjen e saj fizike dhe tashmë është në super formë. Kjo do të jetë hera e parë që fansat do ta shohin Adele përsëri në skenë që nga humbja e saj në peshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat