Schwarzenegger i është nënshtruar një tjetër operacioni në zemër

Mediale Vip

Schwarzenegger i është nënshtruar një tjetër operacioni në zemër

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 07:50
Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger ka bërë të ditur se i është nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje kirurgjike në zemër.

Ikona e filmave aksion ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se e ka zëvendësuar valvulën e aortës gjatë një operacioni të kryer në Cleveland të Ohios. Ndërsa në prill të vitit 2018, ai e kishte zëvendësuar valvulën e arterier pulmonare.

“Faleminderit ekipit në klinikën e Clevelandit, unë kam një valvulë të re aortike që i është bashkëngjitur valvulës së re pulmonare nga operacioni im i fundit”, ka shkruar 73-vjeçari.

Aktori me origjinë nga Austria njëherësh ka treguar se tashmë është ngritur dhe është shëndosh e mirë, ndërsa këtë e ka dëshmuar përmes fotografive të shpërndara.

“Ndihem në formë fantastike dhe tashmë kam shëtitur nëpër rrugët e Clevelandit duke i shijuar statujat mahnitëse. Faleminderit secilit mjek dhe infermier në ekipin tim”, ka thënë ylli i filmave “Terminator”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat