Capital T i dedikon këto fjalë vajzës që i ka rrëmbyer zemrën

Mediale Vip

Capital T i dedikon këto fjalë vajzës që i ka rrëmbyer zemrën

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 21:46
Capital T

Capital T ishte i ftuari i moderatores dhe autores Luana Vjollca mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN”.

Artisti së fundmi ka publikuar albumin e tij të fundit, “Skulpturë”. Kështu u titullua edhe intervista për Capital T, e cila në përmbajtje kishte pyetje lidhur me titujt e këngëve të këtij albumi.

Një nga këngët e Ademit, e cila u bë edhe pyetje në këtë puntatë është “Mi amor”, e për këtë titull “detyra” e Capital T ishte: “Bëji një dedikim dashurie “Mi Amor-it tënd” sot nëpërmjet kameras”.

Me shumë sportivitet e duke na ritreguar se mesa duket është një vajzë që i ka “rrëmbyer” zemrën Trimit, përgjigjja e tij ishte: ”T’du mas shumti, je ma e mira n’botë.”

Nuk dihet ende cila është kjo vajzë, por ama një përgjigjje e morëm, mesa duket Trimi nuk është më i “lirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat