Rrëfimi tronditës i McConaughey: Në moshën 18 vjeç jam…

Mediale Vip

Rrëfimi tronditës i McConaughey: Në moshën 18 vjeç jam…

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 08:42
Matthew McConaughey

Në librin e tij “Greenlights”, aktoi Matthew McConaughey nuk ka fshehur asgjë nga jeta e tij, duke rrëfyer edhe detajet më të dhimbshëm.

Fituesi i Çmimit Oscar ka zbuluar: “Më është bërë shantazh për të bërë seks për herën e parë në moshën 15 vjeç. Isha i sigurt se do të kisha shkuar në ferr”.

Tre vite më pas ka ardhur eksperienca tjetër traumatike: “Në moshën 18 vjeç jam përdhunuar nga një burrë në pjesën e pasme të një furgoni, teksa isha pa ndjenja”.

“Nuk ndihem një viktimë” – “Isha i sigurt se do të kisha shkuar në ferr për seksin paramartesor”, ka shkruar duke kujtuar herën e tij të parë. “Sot shpresoj me të vërtetë që të mos jetë kështu. Nuk  jam ndier një viktimë. Kam patur shumë prova rreth vetes të faktit se bota po punonte që të më bënte të lumtur”.

Aktiv kundër abuzimeve – Është hera e parë që McConaughey flet publikisht për këto çështje, por në të kaluarën ka mbështetur nisma kundër abuzimeve seksuale.

Në 2006-ën, në fakt, ka marrë pjesë aktivisht në programin e eliminimit të  përdhunimeve të ndërmarrës nga Universiteti i Teksasit, dhe është parë të mbikëqyrte rrugët e errëta të kampusit për t’u siguruar që studentët të ktheheshin në dhomat e tyre pa probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat