Erion Isai thuri vargjet më të ëmbla për bekimin e tij të dytë!

Mediale Vip

Erion Isai thuri vargjet më të ëmbla për bekimin e tij të dytë!

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 09:49
Erion Isai me femijet

Në fund të muajit shtator, Erion Isai u bë baba për herë të dytë.

Ai e dha lajmin e bukur personalisht në Instagram, aty ku ndau një foto të adhurueshme të vogëlushes së sapoardhur në jetë, për të cilën zgjodhën emrin super të veçantë, “E’dua”.

“U bëmë 4. Faleminderit Zot. Erdhi tek ne vajza e dytë. Quhet: E’dua. Përulem para Zotit për bekimin më të madh që më ka dhënë. Nga sot, shërbëtor i tre princeshave”, shkruante Erioni krahas fotos ku dukej dora e vogëlushes.

Sot është bërë plot 1 muaj me bekimin e dytë në shtëpi, pas vogëlushes së parë Ajër dhe Erioni s’mund të ishte më i lumtur.

Ai i ka dedikuar të bijës fjalët më të ngrohta nga zemra, teksa ka publikuar një foto të dashurueshme me dy vajzat.

“E’dua 1 muaj . Aroma e sjellë prej saj në shtëpi, vërtet puhizë bekimi! E duam  E’dua ”- shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat