Nga mohimi i lidhjes te videot romantike në “Instagram”! Si evoloi brenda një viti lidhja e Dojna Memës me muzikantin në Paris

Mediale Vip

Nga mohimi i lidhjes te videot romantike në “Instagram”! Si evoloi brenda një viti lidhja e Dojna Memës me muzikantin në Paris

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 15:13
Dojna Mema

Prezantuesja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata, janë çifti më i ri i showbiz-it, që pasi e mohuan lidhjen, tani jo vetëm që po e pranojmë, por po postojnë edhe video romantike më rrjetet sociale.

Pak kohë më parë, ishte vetë Vlashenti ai që postoi një video, ku shihej silueta e një vajze teksa i dhuronte një puthje, profil që i ngjason shumë Dojnës dhe që ndjekësit janë të bindur që është vetë ajo.

Moderatorja si gjithmonë është shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë jo pak përgjigje me ndjekësit. Këtë herë, një nga përdoruesit e rrjetit e pyeti: “A e bëri byrekun i dashuri yt?”.

Image

Si përgjigje, Dojna ka publikuar foton e një byreku, duke treguar kështu që Vlashentit i pëlqen gatimi, edhe pse ajo njihet për ironinë me të cilën zgjedh të përgjigjet. Sidoqoftë i vërtetë mbetet fakti që i dashuri i saj është një djalë që merret me muzikë, pikërisht Vlashenti.

Por si evoloi brenda një viti lidhja romantike e Dojna Memës me muzikantin, nga mohimi i lidhjes në fillimet e saj te videot duket shkëmbyer puthje që postuan në “Instagram”?

Këtë vjeshtë ajo vendosi të na zbulonte disa detaje nga lidhja në distancë, duke treguar që në zemrën e saj është një mashkull. Moderatorja e njohur pozoi e kapur për dore me partnerin e saj, por duke u siguruar që imazhi i tij të mos zbulohej.

Ndërsa dha edhe tri kritere, mbi bazën e të cilave një vajzë duhet të zgjedhë të dashurin e saj.

“Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura. P.s.: Kriteret e mësipërme nuk janë vendosur sipas rëndësisë??”, shkroi Dojna Mema, krahas fotove.

Ndërkohë që një vit më parë çifti dha sinjalet e para që e kishin seriozisht me njëri-tjetrin, duke hyrë kështu fuqishëm në listën e çifteve të reja të showbizit.

Dojna Mema është një prej moderatoreve më të reja dhe protagoniste në ekran, të cilën e pamë sezonin e kaluar në rolin e moderatores së “The voice kids”. Pasi moderoi emisione të ndryshme televizive dhe radiofonike, ajo u shfaq në klipin e Vlashentit.

Dojna zbuloi vetë detaje të vogla në një foto ku përmendi edhe këngëtarin Vlashent Sata dhe shkruante: “Së shpejti ‘Copëzat’!”. Kështu ajo do të shfaqej për herë parë si protagoniste në një videoklip muzikor, një dedikim dashurie, pikërisht ajo që po ndodhte mes saj dhe muzikantit plot stil që jeton jashtë Shqipërisë, Vlashent Sata.

Dojna publikoi edhe një foto nga klipi, ku shihej e shtrirë në krevat e veshur me mëndafsh. Kujtojmë se thashethemet e para për një lidhje të mundshme të tyre nisën të qarkullonin në muajin mars të vitit të kaluar. Aludimet nisën nga postimet e tyre në “Instagram”, teksa nga Stambolli postonin foto nga i njëjti lokacion, në vetëm 2 ditë diferencë postimesh në rrjet.

Dojna e pranoi që ishin bashkë në Stamboll, ku dhe mund të kenë xhiruar disa skena nga klipi. Me një të kaluar si pianiste dhe e diplomuar në “Regji Filmi”, Dojna është një prej moderatoreve më energjike në ekran.

Karriera e saj nisi në vitin 2012, kur u bë pjesë e stafit të “Top Albania Radio”, në emisione si: “Live From Tirana”, “Disco Lancio”, “Versus”. E ndërsa në televizion u shfaq në vitin 2013, kur prezantoi emisionin e saj të parë muzikor në “My Music”, për të vazhduar dy vite më pas me moderimin e “Top Fest 12” në krah të Ledion Liços.

HISTORIA QË NISI ME NJË KLIP

Që prej shtatorit të 2017- s, Dojna Mema prezantoi emisionin që erdhi si risi në televizion “Pop Culture”. Dojna ka qenë prezent në “The Voice of Albania” 6, si analiste në “V-Room” deri këtë sezon ku arriti të marrë drejtimin e spektaklit.

Ndërsa këngëtari 37-vjeçar, Vlashent Sata, prej vitesh jeton në Paris të Francës. Në vitin 2009, ai mori pjesë në “Top Fest 6” me këngën “Nëse Të Merr Malli”. Një vit më vonë, në po të njëjtin festival konkurroi me këngën “Në botën tonë”, për t’u rikthyer në 2011-n me këngën “Ëmbël”.

Vlashenti ka marrë pjesë edhe në “Kënga Magjike 2013” me këngën “Ëndërruar”. Katër vite më parë ai publikoi videoklipin “Erdhi Dita”, më pas albumin “Hana”, me të cilin iu shfaq publikut në një koncert të madh në muajin prill 2016.

Ndërsa në shtator 2018 bashkë me Elina Dunin, Eda Zarin, Linda Rukajn e Shpat Dedan publikuan videoklipin “Lum Lumi i Lirë!”.

Muzikanti i “pop” njihet për stilin e veçantë, ndërkohë që presim të shohim nëse në klipin e ri me protagoniste Dojna Memën, ai rrëfeu historinë personale të dashurisë me prezantuesen e njohur nga Tirana.

Ajo që mund të thuhet deri tani, është që Dojna me karakterin e saj të gjallë ka arritur të hyjë në zemrën e muzikantit, ndërkohë që miq të tyre flasin se ata shpejt do të dalin fare hapur si çift.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat