Simon Cowell shton peshë, pasi ndërpreu dietën vegane

Mediale Vip

Simon Cowell shton peshë, pasi ndërpreu dietën vegane

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 17:37
Simon Cowell

Simon Cowell javë më parë pati një aksident me biçikletën e tij elektrike, që iu desh ta ndërprenë dietën vegane.

Një ndërprerje e tillë i ka shkaktuar atij shtim të peshës, gjë për të cilën ai përherë është deklaruar kundër.

Sipas mikes më të ngushtë të Simon, Sinitta, ai deri më tani ka shtuar 27 kilogram, për një vit periudhë kohore.

“Kam folur me të javën e kaluar dhe dukej shumë më mirë. Ai është i lumtur, por edhe pse ka shtuar pak peshë, ende duket i shëndetshëm”, është shprehur ajo.

Atij përndryshe i është dashur të ndalojë edhe shumë aktivitete të tjera, që kur theu shpinën nga aksidenti.

Njëra prej tyre që vlen të përmendet është zëvendësimi i tij në jurinë e ‘Britain’s Got Talent’, ku po vërehet dukshëm mungesa e tij. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat