Ju zbulua lidhja me këngëtarin, reagon Dojna Mema: Prej dy vitesh e gjysëm zemra më rreh fort

Mediale Vip

Ju zbulua lidhja me këngëtarin, reagon Dojna Mema: Prej dy vitesh e gjysëm zemra më rreh fort

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 00:56
Dojna Mema

Dojna Mema është një nga ato moderatoret të cilat i nxjerr me “pinca” të rejat nga personazhet e njohur. Mirëpo, kur vjen puna te jeta e saj private ajo është treguar gjithmonë mjaft e rezervuar.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Why Not në Rtv Ora dashur pa dashur  nuk i shpëton dot pyetjeve me spec të Roza Latit dhe  do t’i duhet të flasë edhe për jetën e saj personale.

Qarkulloi shumë nëpër portale lajmi se Dojna është në një lidhje dashurie me këngëtarin, Vlashent Sata.

Këto dyshime kanë filluar që në momentin kur këngëtari publikoi këngën “Copëzat”  ku në videoklipin e saj është pjesë Dojna.

Më pas dyshimet filluan të shtoheshin më tej ku si për koincidencë, moderatorja dhe këngëtari publikonin foto nga i njëjti vend.

Për të gjitha këto Dojna e ka një përgjigje duke thënë se kanë qenë një rastësi

“Bëjnë njerëzit foto të njëjta. E njoh shumë mirë Vlashentin, kemi bërë edhe një produksion së bashku. Është një këngë e Vlashentit ku kanë nisur të gjitha aludimet ku unë jam pjesë e videoklipit. Të gjithë thanë që duket sikur është një këngë për ty”– thotë ajo.

Gjithsesi,  ajo nuk hodhi poshtë faktin se zemra i rreh fort për një person. Prej dy vjetësh e gjysëm është në një raport dashurie dhe nëse është Vlashenti apo jo nuk e dimë Dojna përsëri na bëri konfuzë.

“Unë jam në një raport dashurie, një raport i cili ka shumë vite që zgjat nuk është rishtaz. KA 2 vite e gjysëm që zemra më rreh fort”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat