Tayna thumbon Dafinën, situata shkon duke u tensionuar

Mediale Vip

Tayna thumbon Dafinën, situata shkon duke u tensionuar

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 07:34
Dafina, Tayna

Tayne bën freestyle duke ofenduar karrierën dhjetë vjeçare të Dafinës.

Të gjithë ata që ndjekin Taynën dhe Dafina Zeqirin në Instagram, duket se kanë vënë re diçka muajve të fundit.

U pa se dy artistet e njohura shqiptare, të cilat u shfaqën të ishin shoqe mjaft të mira të cilat erdhën edhe me bashkëpunim e duke mbështetur njëra tjetrën në çdo hap nuk po e bëjnë më atë.

Para disa ditësh Dafina Zeqiri lansoi projektin e fundit muzikor prej ku edhe filluan spekulimet se dyshja me të vërtet i kanë prishur raportet me njëra tjetrën.

“Zili Zili” titullohet kënga e re e Dafinës e cila bëri bujë pasi këngëtarja dukej se po thumbonte dikë që në të kaluarën kishte shoqëri më të .

Ndërsa rep artistja Tayna nuk vonoi shumë për të lansuar “freestyle-n” më të ri si e ftuara e Meriton Mjekiqit, e cila kishte shumë për të thënë ku disa nga rreshtat që tha ishin, “Ato nuk din me fol shqip wow, le mo me repovat” e vazhdoi duke thënë “dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”.

Në pjesën e fundit të ‘freestyle’ ajo kërcenoi që të mos e provokojnë kur nuk e njohin ende atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat