Kostumet më të bukura të Kylie Jenner dhe historia që fshehin

Mediale Vip

Kostumet më të bukura të Kylie Jenner dhe historia që fshehin

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 16:43
Kylie Jenner

Kylie Jenner ka rikthyer edhe njëherë 10 kostumet e saj më të bukura të Halloween.

Në video ajo u shfaq me fustan ngjyrë portokalli, çantë të vogël me të njëjtën ngjyrë dhe vathë ari në formë të rrumbullakët.

Kostumi Barbi

Kylie tha për kostumin e saj Barbie se donte të ishte tradicionale.

“Unë doja të bëja një Barbie tradicionale. Ne ndërtuam të gjithë kutinë – unë ende e kam kutinë. Kur bëj kostume për Halloween, dua që gjithçka të jetë e saktë”, tha ajo.

Flutura

Historia e Kylie prapa kësaj është shumë e ëmbël: “Kur Travis dhe unë u takuam së pari, ne bëmë tatuazhe të vogla fluturash. Pra, një flutur është tamam si një simbol i marrëdhënies sonë dhe Stormit dhe kështu ishte e veçantë të bëje kostumin e fluturave, pra 10/10”.

Sirena Ariel

Kjo tingëllon si një nga të preferuat e Jenner: “Ariel ishte aq e mahnitshme. Më pëlqente të isha versioni seksi, i rritur i saj”. E vlerësuar 10/10 nga vet ajo.

Christina Aguilera

Me sa duket vetë Christina e donte aq shumë kostumin e Kylie, saqë e ftoi Kylie në festën e saj të ditëlindjes. Kylie tha “Në vitin 2016 u bëra Christina Aguilera. Unë e dua atë. Vathët janë padyshim të rremë, ne vendosëm një parukë. Ishte ikonike, pra 10/10”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat