Kur do të realizohet bashkëpunimi i Noizyt dhe Dhurata Dorës?

Mediale Vip

Kur do të realizohet bashkëpunimi i Noizyt dhe Dhurata Dorës?

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 20:22
Noizy, Dhurata Dora

Janë mësuar disa detaje lidhur me projektin e ri të Noizyt dhe Dhuratës.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “NIN” disa javë më parë, Noizy konfirmoi zërat që po qarkullonin prej kohësh për një bashkëpunim me Dhurata Dorën.Në fakt, një foto e dyshes kishte qarkulluar prej një viti në rrjete sociale duke u përfolur shpesh për një bashkëpunim të mundshëm, por nuk kishin pranuar asgjë.

Pas konfirmimit të Noizy-t për duetin, fansat menduan se kënga e re do të vinte shpejt, mirëpo, burime për “Prive” kanë treguar se projekti i tyre është shtyrë. Kjo për arsye të emergjencës Covid-19.

Dy artistët nuk kanë arritur të punojnë ende së bashku në studio dhe nuk dihet nëse puna do të nisë, për shkak të rrezikut për një mbyllje të dytë.Pra, mbetet ende për t’u parë ç’do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat