Deklarata e fundit e Kerem Bursin shtoi dyshimet për lidhjen me aktoren e famshme

Mediale Vip

Deklarata e fundit e Kerem Bursin shtoi dyshimet për lidhjen me aktoren e famshme

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 00:08
Hande Erçel dhe Kerem Bursin

Thashethemet për një lidhje të mundshme dashurie në mes të Hande Erçel dhe Kerem Bursin nuk kanë fund. Dyshja aktualisht po shijojnë suksesin e serialit “Sen Çal Kapımı” ku ata janë protagonistë.

Hande dhe Kerem janë shumë aktivë në rrjetet sociale duke komentuar veprimet e njëri-tjetrit duke shtuar edhe më shumë dyshimet mes fansave.

Janë edhe mediat turke ato që nga burimet e afërta thonë se aktorët po shijojnë lidhjen larg syrit të publikut.

Sipas këtyre burimeve, ata po e mbajnë të fshehtë një gjë të tillë, në mënyrë që kjo të mos ndikojë në suksesin e projektit të tyre aktual.

Zjarrin e ndezi akoma Bursin në një intervistë javën e kaluar. Kur ai pyet rreth të drejtave të grave, ai tha se gratë mund të ja dalin vetë, pa pasur nevojë për ndihmën e meshkujve.

“Mbështetja e grave nuk më bën më pak burrë”, citohet të ketë thënë aktori 33 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat