Georgina Rodriguez: Nuk më duan, as Ronaldon tim, ma kanë zili...

Mediale Vip

Georgina Rodriguez: Nuk më duan, as Ronaldon tim, ma kanë zili...

Nga: D.G. Më: 27 tetor 2020 Në ora: 08:10
Cristian Ronaldo e Georgina Rodriguez

Georgina Rodriguez e popullarizuar, gruaja e Cristiano Ronaldos, ka zbuluar rrugën e saj nga "ferrat deri te yjet" dhe atje shpesh vë në dukje se në të vërtetë kishte një fëmijëri të vështirë, të palakmueshme.

Babai tregtar droge, varfëria, puna e palodhur, por edhe problemet me pamjen, e cilat, siç zbulon ajo, nuk ishte e shkëlqyeshme në vitet e saj të hershme.

Image

"Kam punuar shumë në veten time, për të realizuar ëndrrat e mia, kështu që disa njerëz mendojnë se jam e pasur që nga lindja. Kam punuar për veten time dhe kam përparuar," zbulon gruaja e futbollistit të Juventusit.

Babai i saj kaloi  10 vjet pas hekurave për trafik droge, dhe ajo u rrit në një shtëpi të vogël modeste në një familje të madhe.

Image

"Askush nuk besonte se do të bëhesha bukuroshe e këtillë," thotë ajo dhe vazhdon:

"Zilia është një ndjenjë që shkatërron njerëzit, sepse i mbush me urrejtje dhe hidhërim. Po, shumë nuk më pëlqejnë mua, nuk e pëlqejnë as Cristianon, zilia do t'i vrasë pse jam e pasur."

Ronaldo ka tejkaluar një miliard euro në të ardhura, por edhe gruaja e tij, e cila ka 22 milionë ndjekës në Instagram, nuk qëndron keq, pasi po fiton brutalisht nga reklamat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat