Aktores Lily James i del një tjetër skandal flirtimi

Mediale Vip

Aktores Lily James i del një tjetër skandal flirtimi

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 11:15
Lily James

Lily James flirtonte me aktorin Armie Hammer, gjatë xhirimeve të filmit “Rebecca”, te transmetuar në rrjetin Netflix.

Aktorja e njohur vazhdon të mbetet në qendër të thashethemeve. Pas publikimit të fotove në fillim të muajit tetor me aktorin e martuar Domenic West, babai i katër fëmijëve, ku 31-vjeçarja dhe kolegu i saj 20 vjet më i madh u fotografuan duke u puthur në Romë, Lily u përfshi nga një stuhi e vërtetë thashethemesh.

Ende pa u fashitur mirë ai skandal, Daily Mail nxjerr thashethemin e radhës për të. Sipas të përditshmes britanike, Lily vitin e kaluar ishte ngacmuar shumë në sheshxhirim dhe me mesazhe me Armie Hammer, edhe i martuar e me dy fëmijë. Gjatë këssaj periudhe, James i kishte dërguar mesazhe, të cilat më pas e shoqja e aktorit, Elizabeth, i zbuloi. Mesazhet ia copëtuan asaj zemrën, duke bërë që mes dyshes të krijohej një krisje e thellë. Ata u përpoqën ta shpëtonin martesën duke ndjekur një terapi çifti, por nuk funksionoi dhe karantinës u ndanë, duke i dhënë lamturë njëri-tjetrit pas 10 vitesh martese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat