Burak dhe Fahriye fotografohen në momente të bukura familjare dhe me atë rast ndanë edhe një super lajm!

Mediale Vip

Burak dhe Fahriye fotografohen në momente të bukura familjare dhe me atë rast ndanë edhe një super lajm!

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 17:11
Burak dhe Fahriye me djalin e tyre

Burak Ozçivit dhe Fahryie Evcen janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe mjaft të përfolur për martesen e tyre.

Ata janë mjaft aktivë në rrjetet sociale dhe herë pas here na kënaqin me postimet ku shfaqen së bashku ose me të voglin e tyre në Instagram.

Dy aktorët e njohur turq u bënë prindër për herë të parë më 13 prill 2019 dhe djali i tyre është pagëzuar me emrin Karan.

Ata kanë darkuar të tre mbrëmjen e djeshme në një restorant në Etlier, Stamboll, ku Fahriye dha një lajm të mirë duke deklaruar se do të rikthehet në ekran pasi i mungon shumë.

Aktorja u shpreh se ajo nuk ka vendosur kushte, siç u përfol pak kohë më parë në media.

“Më mungon shumë, dua t’i kthehem xhirimeve. Kam disa projekte, po i shikoj dhe do jua bëj të qartë më vonë”.

Kujtojmë se gjatë verës ata janë vendosur në qendër të vëmendjes pasi po përfliten sërish se po shkojnë drejt divorcit. Mediat turke raportonin se pas vdekjes së të atit Fahriye ra në depresion pdhe Burak i ka kërkuar asaj që të ndiqte disa seanca te psikologu, mirëpo bashkëshortja e tij nuk ka qenë e këtij mendimi.

Po ashtu, u tha se problemi më i madh i çiftit ishte edukimi i djalit të tyre, duke mos pasur pajtueshmëri në lidhje me rritjen e tij dhe si pasojë kanë përjetuar shumë konflikte.

Por, edhe një herë çdo gjë rezultoi në kuadër të thashethemeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat