Lajmi i fundit nga Can dhe Demet nuk mund të na gëzonte më shumë!

Mediale Vip

Lajmi i fundit nga Can dhe Demet nuk mund të na gëzonte më shumë!

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 18:48
Can dhe Demet

Demet Ozdemir dhe Can Yaman kanë luajtur bashkë në serialin “Një puthje në errësirë” dhe prej aty lindën shumë zëra se dy aktorët patën një lidhje dashurie edhe në jetën reale.

Madje, ata u përfolën se nuk janë ndarë mirë, pasi pas serialit u përfshinë në një debat publik.

Mirëpo, aktori me origjinë shqiptare ka deklaruar në një televizion italian pak ditë më parë se ata janë miq dhe se do donte sërish të punonte me Demetin.

Për më tepër, ai ka mohuar edhe zërat rreth lidhjes së re, duke deklaruar se është beqar.

Ne jemi thjesht miq. Ajo më ka ndihmuar shumë gjatë xhirimeve. Shpresoj të punojmë sërish bashkë. Për momentin jam beqar, por ashtu si të gjithë edhe unë dua të jem në një lidhje. Këto gjëra nuk bëhen me plan dhe dua jeta të më surprizojë. Jam i gatshëm për gjithçka. Nuk ëndërroj, më pëlqen të jetoj të tashme. Rrallë mendoj për projekte. Unë thjesht jetoj dhe veproj. Një gjë e mirë e të qenit aktor është se kurrë nuk e di çfarë të pret. Mua më pëlqen shumë të surprizohem papritur. Tre vite më parë nuk e mendoja se do arrija këtu dhe ja që ndodhi.

Së fundmi, raportohet se dyshja do vijë sërish në ekran së bashku. Producenti turk Farkuj Turgut ka deklaruar se po mendon një serial të ri me dy aktorët.

Po punojmë për një projekt të ri dhe shpresoj që Can dhe Demet ta pëlqejnë. Të punoje me ta ishte shumë qejf. Midis tyre ka shumë energji. Prej tyre arritëm këtë super sukses me ‘Erkenci kus’.”

Pas super suksesit të “Erkenci kus”, Can u rikthye në ekran me një serial të ri, të titulluar “Bay Yanlis” ku luan krah aktores Ozge Gurel, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar pas serialit ‘Stina e qershive’.

Kjo ishte hera e dytë që ata luajnë së bashku, pasi më herët i kemi parë edhe në serialin “Hëna e plotë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat