Letra prekëse e Chrissy Teigen pas abortit

Mediale Vip

Letra prekëse e Chrissy Teigen pas abortit

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 10:11
Chrissy Teigen dhe John Legend

Chrissy Teigen ka shkruar mesazhin emocionues pak kohë pasi humbi fëmijën.

Chirssy Teigen për shkak të komplikimeve në shtatzëni, pak javë më parë ka humbur djalin Jack.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, John Legend e përjetuan rëndë humbjen e fëmijës, të cilin po e prisnin me shumë entuziazëm.

Të martën, supermodelja 34-vjeçare foli lidhur me këtë tragjedi, përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale.

“Nuk kisha ide kur do të isha gati të shkruaj këtë. Një pjesë e imja mendoi se do të ishte herët, kur unë ende ndjeja vërtet dhimbjen e asaj që ndodhi”, e nisi shkrimin Teigen.

Ajo shtoi, “Mendova se do të ulesha në cep të dhomës time të gjumit me dritat e errëta, thjesht duke u menduar. Do të kisha një gotë verë të kuqe, komode me batanije dhe më në fund do të kisha shansin të adresoja çfarë ka ndodhur”.

Modelja humbi fëmijën e tretë, të cilin kishin vendosur ta pagëzojnë Jack, pas komplikimeve që kishte në muajin e katërt të shtatzënisë, shkruan lajmi.net.

Chrissy thotë se ka marrë mesazhe të panumërta, andaj dëshiron t’i falënderojë të gjithë ata që gjetën kohë t’i shprehin ngushëllime dhe t’i qëndrojnë pranë asaj.

“Pasi humbëm Jack, e gjeta veten jashtëzakonisht të shqetësuar se nuk isha në gjendje të falënderoja të gjithë për mirësinë e tyre,” tha ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat