Kim Kardashian-i kritikohet për pushimet tropikale të ditëlindjes, në mes të pandemisë

Mediale Vip

Kim Kardashian-i kritikohet për pushimet tropikale të ditëlindjes, në mes të pandemisë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 11:40
Kim Kardashiani

Kim Kardashiani u përball me nje numër  të madh reagimesh në internet për pushimet tropikale të ditëlindjes së 40-të , me familjen e saj gjatë pandemisë globale.

Ylli i reality “Keeping Up with the Kardashians”  pafajësisht ndau një mori fotografish të familjes së saj nga largimi i tyre në një ishull tropikal për një tërheqje luksoze për nder të ditës së saj të madhe.

Ndërsa Kimi pranoi që e gjithë familja mori “trajtime të shumta shëndetësore” përpara se të niste me pushime, fansat  ishin të shpejtë duke pyetur, nëse familja e kuptonte ashpërsinë e koronavirusit dhe udhëzimet e bllokimit të karantinës që prek miliarda njerëz në të gjithë botën.

“’40 dhe duke u ndjer kaq e përulur dhe e bekuar”, tha ajo. Dhe vazhndoi: “Nuk është asnjë ditë e vetme që e marr si të mirëqenë, veçanërisht gjatë këtyre kohëve kur të gjithëve na kujtohen gjërat që kanë vërtet rëndësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat