Pranë partnerit dhe miqve, brenda festës surprizë të ditëlindjes së Soni Malaj

Mediale Vip

Pranë partnerit dhe miqve, brenda festës surprizë të ditëlindjes së Soni Malaj

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:12
Soni Malaj

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Soni Malaj festoi 39-vjetorin e saj të lindjes.

Në ditën e saj të veçantë ajo mori qindra urime speciale nga miq e të afërm.

Duke ditur se si është gjendja e krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, Soni rrëfeu se këtë vit nuk kishte menduar të festonte.

Por mesa duket miqtë e saj e surprizuan me një super festë duke e lënë të habitur këngëtaren.

“Jemi në kohë pandemie dhe nuk e kisha menduar që mund të festoja ditëlindjen, por falenderoj miqtë e mi që  më organizuan diçka të vogël, por me shumë dashuri”- ka shkruar Soni krahas disa fotove nga festa e ditëlindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat