Dikush i “ndau” motrat! Alaudin Hamiti zgjedh të preferuarën e tij mes Nora dhe Era Istrefit!

Mediale Vip

Dikush i “ndau” motrat! Alaudin Hamiti zgjedh të preferuarën e tij mes Nora dhe Era Istrefit!

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:36
Nora dhe Era Istrefi dhe Alaudin Hamiti

Moderatori Alaudin Hamiti, është njëri ndër moderatorët më të njohur në Kosovë, ai drejton një emision NIN.

Emisioni është duke rezultuar shumë i shikuar sepse trajton tema shumë interesante, apo tema të pa trajtuara më parë, përpos kësaj ai ka të ftuar edhe shumë fytyra publike që kanë interes të madh tek publiku.

Moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti së fundmi ishte i ftuar në puntatën e fundit të emisionit të Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.

Këtë vit, Luana ka sjellë një risi në emisionin e saj duke realizuar një ‘afterparty’ me VIP-at pas përfundimit të emisionit, duke i vënë përballë pyetjeve me spec.

Radha ishte e Alaudinit, i cili u ul përballë kamerës dhe iu përgjigj një nga një pyetjeve për të.

Moderatori u vendos përballë një zgjedhjeje të vështirë, duke u detyruar të zgjedhë njërën prej motrave Istrefi.

Cila është e preferuara e tij, Nora apo Era?

Ai nuk ka ngurruar të zgjedhë një emër dhe përgjigjja e tij ishte Era, duke dhënë edhe një arsye.

Sipas Alaudinit, Era ishte thjesht e preferuara e tij (pa i mbetur qejfi Norës).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat