Agron Llakaj rrëfen eksperiencën e tij dhe të bashkëshortes me Covid-19

Mediale Vip

Agron Llakaj rrëfen eksperiencën e tij dhe të bashkëshortes me Covid-19

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 18:37
Agron Llakaj

Agron Llakaj ka zbuluar ditën e sotme se ai dhe bashkëshortja e tij, Konstandina, kanë fituar betejën me Covid-19. Ai ka rrëfyer se për 20 ditë ata kanë qenë të infektuar dhe tashmë kanë marrë përgjigjen se janë “negativ”.

Llakaj ka shkruar se beteja me Covid-19 për ta ka qenë relativisht e moderuar dhe se ja dolën falë kujdesit të jashtëzakonshëm të vajzës së tyre, Alikdës.

“Te dashur miq! Me ne fund, pas nje beteje relativisht te moderuar me Covid 19, pas rreth 20 ditesh, ime shoqe Kostandina dhe une morem pergjigjen ‘negativ’ te tamponit. Ne ja dolem, me qetesi dhe pa panik… ne mbeshtetje te njeri tjetrit por me kujdesin absolut dhe te vajzes tone Alkida, qe nuk mori parasysh rriskun per vete por na sherbeu deri ne momentin e kapercimit te situates. ‘Kush ka vajza, boten ka’ thote kenga.”, ka shkruar Llakaj në postimin e tij.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Te dashur Miq ! Me ne fund,pas nje beteje relativisht te moderuar me kovid 19 ,pas rreth 20 ditesh,ime shoqe Kostandina dhe une morem pergjigjen ‘negativ’ te tamponit. Ne ja dolem,me qetesi dhe pa panik...,ne mbeshtetje te njeri tjetrit por me kujdesin absolut dhe te vajzes tone Alkida,qe nuk mori parasysh rriskun per vete por na sherbeu deri ne momentin e kapercimit te situates.” Kush ka vajza,boten ka “ thote kenga.Falenderojme dhe shprehim mirenjohjen e thelle ndaj “Intermedica “ ,mikut tone dr Vasil Llajo dhe gjithe personelit te sherbimit qe ne dy jave ne menyre profesionale dhe njerezore na qendruan ne krye per cdo analize te nevojshme si pjese e protokollit. Ne menyre te vecante Dr Arian Mezini,edhe pse mik,njeriu qe na ndoqi ore pas ore deri ne rikthimin ne normalitet tonin...,mirenjohje pafund!Une rikthehem ne dashurine time Al Pazar dhe Fake Off me me shume deshire dhe pasion!Dhe ne fund dy fjale per te gjithe. Jeta e cdo njerit prej nesh eshte dhurata me e bukur qe Zoti na ka fal !Zoti ju ruajt dhe paci shendet ne familjet tuaja!Le te gezojme me njeri tjetrin per cdo dite qe Zoti na fal!Koha te duam dhe te mbeshtesim me shume njeri tjetrin ne kete lufte duke zbatuar protokollin e ISHP. Mos e neglizhoni masken ,distancimin fizik dhe social ,te cilat sjellin me pak njerez te infektuar! Zoti qoft me te gjithe Ne ! Nje dite do jemi ne nje perqafim te madh !?❤️?

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial) on

Ai ka njoftuar se së shpejti do rikthehet në dy emisionet e tij, Al Pazar dhe Fake Off me shumë dëshirë dhe pasion. Në fund aktori i humorit ju ka bërë thirrje të gjithëve që të mbajnë maskën, të ruajnë distancimin, për ta kaluar sa më shpejt këtë situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat