Meghan Markle kërkon shtyrjen e procesit gjyqësor ndaj gazetës britanike

Mediale Vip

Meghan Markle kërkon shtyrjen e procesit gjyqësor ndaj gazetës britanike

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 20:08
Meghan Markle

Dukesha e Sussex kërkoi shtyrjen e fillimit të gjyqit në lidhje me padinë e saj kundër gazetës britanike për shkak të botimit të fragmenteve nga letra që i shkroi babait të saj.

Meghan Markle paraqiti kërkesën përpara seancës paraprake për çështjen e caktuar për 29 tetor, sipas dokumenteve të gjykatës, raporton AP.

Një veprim i tillë vjen pas vendimit me të cilit lejohet që libri mbi vendimin e Markle dhe burrit të saj Princit Harry për tërheqje nga detyrat mbretërore, të përfshihet gjithashtu në çështje.

Meghan akuzoi Mail on Sunday dhe botuesit e gazetave për shkelje të së drejtës së autorit, keqpërdorim të të dhënave private dhe shkelje të ligjeve të Britanisë së Madhe për mbrojtjen e të dhënave.

Gazeta publikoi pjesë nga një letër që Meghan i shkroi babait të saj pas martesës së saj dhe Harry në maj 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat