Këngëtari i famshëm shpreh dëshirën që të bëhet ‘mama’

Mediale Vip

Këngëtari i famshëm shpreh dëshirën që të bëhet ‘mama’

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 22:28
Sam Smith

Sam Smith shpreh dëshirën e tij për të krijuar një familje, por fiks pas 7 vitesh.

Këngëtari i famshëm zbulon në një intervistë për ” Apple Music’s Zane Lowe” se mendon të bëhet me fëmijë kur të jetë 35-vjeç.

Krijuesi i hitit të famshëm “Stay With me” thotë:

“Unë dëshiroj të kem fëmijë. Unë dëshiroj t’i shikoj fëmijët e mi teksa rriten dhe të jem me ta çdo ditë. Unë dua të bëhem një mami.”

Gjithashtu, ai e vazhdoi deklaratën e tij duke shtuar se do ta arrijë këtë qëllim me ambicien për tu bërë prind dhe për të vazhduar profesionin e tij si këngëtar.

Ylli britanik i muzikës shtoi se para se të krijojë familjen e tij do të punojë akoma dhe më fort duke krijuar projekte të reja muzikore.

Duket se 28-vjecari i ka bërë gati planet për 7 vitet e ardhshme të jetës së tij.

Ai thotë se ka ende shumë ambicie dhe fuqi për të punuar e gjithashtu po mundohet që të gjejë një të dashur me të cilin do të rrisë fëmijët e tij. “Jam në treg prej 3 vitesh dhe ende nuk kam një të dashur.

Është kaq e vështirë të gjesh një të tillë sidomos në Londër” -përfundoi ai duke zbuluar se është gati për një lidhje të shëndetshme pasi i ka dhënë fund nje herë e mirë atyre toksike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat