Sara Hoxha na sheqerosi me këtë moment të veçantë me Roman!

Mediale Vip

Sara Hoxha na sheqerosi me këtë moment të veçantë me Roman!

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 23:55
Sara Hoxha me femijet

Sara Hoxha dhe Ledion Liço, një ndër çiftet më të komentuar në media, janë prindër të dy mrekullive të vogla të quajtura London dhe Roman.

Pasi London ishte prej disa kohësh djali i llastuar i familjes, shtëpia e tyre u shtua me një pjesëtar të ri, Romanin, i cili tashmë është me siguri shoku më i mirë i London.

Megjithëse nuk i shohim shpesh, mami Sara s’lë rast pa folur për djemtë e saj në Instagram, ndërsa tek-tuk ndan edhe ndonjë pozë të ëmbël si kjo e sotmja.

Në InstaStory, trashëgimtarja e “Top Channel” ka publikuar një foto të momentit më të bukur të ditës, e cila sigurisht ka nisur pranë djemve të saj.

Sara ka ndarë foton e dorës së saj, mbi të cilën qëndron dora e të voglit dhe dita na u ëmbëlsua!

Ajo e ka shoqëruar postimin me emojin e disa zemrave, ndërsa na ka lënë ende kuriozë për të parë portretin e Romanit

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat