“Zemrën e time e kam në krah”, ish-gruaja e tij e akuzoi për shkatërrim familje, por Fjolla Morina nuk ndal foto me biznesmenin

Mediale Vip

“Zemrën e time e kam në krah”, ish-gruaja e tij e akuzoi për shkatërrim familje, por Fjolla Morina nuk ndal foto me biznesmenin

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 10:08
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Pak ditë më parë, Fjolla Morina mori propozimin për martesë nga biznesmeni Fisnik Syla.

Dhe që nga ajo kohë, këngëtarja nuk ndal fotot me biznesmenin, duke treguar se është më e dashuruar se kurrë.

“Kam zemrën time në krah,”- shkroi ajo, krah një imazhi ku pozonte e lumtur pranë partnerit.

Pasi bëri publike lidhjen me Fisnik Sylën, ish-bashkëshortja e tij, me të cilën ka edhe dy fëmijë, akuzoi Fjolla Morinën se i shkatërroi familjen.

Sipas saj martesa e tyre zgjati 10 vite duke u përfunduar për shkak të lidhjes së biznesmenit me këngëtaren.

“Atyre që deshën shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë,”– tha mes tjerash ajo sipas nzoom.bizz, duke shtuar se “njeriu qenka më i fortë se guri”.

Këngëtarja nuk ka reaguar ndaj deklaratave të saj, por duket se ka vendosur të ecë përpara duke shijuar dashurinë me biznesmenin.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat