“Mos u nxeh, e di që e ke për bukë!” Këtë herë Dojna s’ia përtoi një përgjigje ndjekësit!

Mediale Vip

“Mos u nxeh, e di që e ke për bukë!” Këtë herë Dojna s’ia përtoi një përgjigje ndjekësit!

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 10:27
Dojna Mema

Nuk e dimë se si i keni ju marrëdhëniet me librat, por Dojna Mema i ka shumë të mira dhe me atë rast ka ndarë edhe disa sugjerime me ndjekësit.

Moderatorja e njohur ka postuar disa prej librave të saj të preferuar që përfshijnë: George Orwell- 1984, Ray Bradbury- Fahrenheit 451, Oriana Fallaci- Një burrë, Oscar Wilde- Portreti i Dorian Greit, Charles Bukowski- Femrat, Jean Paul Sartre- Muri, Dino Buzzati- Kryeveprat, Hermann Hesse- Ujku i Stepës,  Perëndia e Mizave- William Golding.

Mirëpo, jo të gjithë janë kaq dashamirës sa t’i kuptojnë sugjerimet dhe këshillat dhe njëri prej tyre ishte edhe në profilin e Dojnës. Komentuesi i ka shkruar “Sa kishin libra nga ata që vizitove ti?” dhe nuk ka kaluar pa marrë një përgjigje nga Dojna.

Image
Insta

“Ja rasti konkret kur një grua s’i ka kushtuar rëndësi asaj thënies më sipër dhe lind një tek neuronesh si ti.”- ka shkruar moderatorja.

Nga ana tjetër, pak ditë më parë Dojna iu përgjigja disa prej pyetjeve më interesante, duke treguar se në Top Channel  nuk po përshtatej më në këtë fazë, ndonëse është vendi ku ka filluar punë që në moshën 19 vjeçare.

Image
Insta

Megjithatë, ajo shtoi se janë ndarë me respekt në një mënyrë paqësore.

Për të gjithë njerëzit që më kanë ndjekur e dinë që kam që 19 vjeç në Top Media. Ishte e vetmja shtëpi mediatike që unë kisha patur ndonjëherë, pra nuk vija nga ndonjë eksperiencë e mëparshme. Unë kam bërë vetëm Top Channel dhe ishte një vendim i vështirë të shkëputesha nga shtëpia ime e parë. Ishte një vendim i nevojshëm në një kohë kur unë kërkoja të bëja gjëra të mijat. Ka qenë një shkëputje shumë e butë dhe për këtë më vjen shumë mirë, ka qenë një shkëputje me respekt nga të dyja palët. Ishte një moment që unë kisha shumë nevojë të eksperimentoja me gjëra të reja. Në këtë fazë Top Channel kishte një linjë editoriale që nuk përshtatej me gjërat që unë doja të bëja specifikisht, kështu që ishte më mirë për të dyja palët që të merrnim një shkëputje nga njëri-tjetri.

Sa i përket lidhjes së saj me Vlashentin, ajo sërish nuk e pranoi se janë në lidhje, duke u fshehur pas ‘rastësisë’ por tregoi se ka dy vite e gjysmë që është në një lidhje dashurie dhe zemra i rreh fort.

Bëjnë njerëzit foto të njëjta. E njoh shumë mirë Vlashentin, kemi bërë edhe një produksion së bashku. Është një këngë e Vlashentit ku kanë nisur të gjitha aludimet ku unë jam pjesë e videoklipit. Të gjithë thanë që duket sikur është një këngë për ty. Unë jam në një raport dashurie, një raport i cili ka shumë vite që zgjat nuk është rishtaz. Ka 2 vite e gjysmë që zemra më rreh fort.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat