“Ke një krah për të fjetur gjithmonë”- Bashkëshortja e Gaz Pajës i dedikon këto fjalë të ëmbla të birit në 1 vjetorin e lindjes

Mediale Vip

“Ke një krah për të fjetur gjithmonë”- Bashkëshortja e Gaz Pajës i dedikon këto fjalë të ëmbla të birit në 1 vjetorin e lindjes

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 13:00
Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi

Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi, janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Dard.

Ditën e djeshme, vogëlushi festoi 1-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë, mami Ira i dedikoi disa fjalë të ëmbla.

Ajo publikoi në Instagram një foto të realizuar para një viti, nga festa e organizuar për mirëseardhjen e Dardit.

“Gëzuar ditëlindjen e parë vogëlushi im! Uroj gjithë të mirat e botës për ty Dardush dhe mos harro që ke një krah për të fjetur gjithmonë! Mami të do shumë! P.s Sa shpejt kaloi në vit”, ka shkruar Ira krahas fotos.

Ira dhe aktori i njohur i humorit, Gazi, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor të vitit të kaluar, pak kohë pasi lidhja u bë publike.

Çifti nuk e ka publikuar ende portretin e të voglit, sepse janë përpjekur të ruajnë privatësinë e tij.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat