Era Istrefi për pak e pëson, një person iu paraqit si polic dhe e përcolli deri në shtëpi: Arresohet 45 vjeçari

Mediale Vip

Era Istrefi për pak e pëson, një person iu paraqit si polic dhe e përcolli deri në shtëpi: Arresohet 45 vjeçari

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 13:26
Era Istrefi, Bujar Shala

Këngëtarja e famshme, Era Istrefi ka qenë viktimë e një paraqitjeje të rrejshme të një qytetari. Një 45 vjeçar iu paraqit si polic dhe e përcolli.

Reporteri mëson se ngjarja ka ndodhur para gjashtë ditësh, rreth orës 21:00, kohë kur vetë këngëtarja e ka njoftuar Policinë.

Gjithçka kishte nisur kur personi e ndalon në rrugë Era Istrefin dhe i paraqitet si polic. Më pas, ai e përcjell deri tek lagjja Marigona Residencë në fshatin Preoc. Njeriu që u paraqit si polic, më pas u largua pa gjurmë.

Mirëpo, gazeta mëson se ai është identifikuar nga Policia disa ditë më vonë dhe është arrestuar gjatë ditës së djeshme. Siç mësohet, i arrestuari Bujar Shala, i lindur më 11 qershor të vitit 1975.

Vetë këngëtarja Istrefi, nuk ka folur asnjëherë për këtë çështje dhe ende nuk dihen nëse i dyshuari kishte kryer ndonjë veprim tjetër apo vetëm e ka përcjellur.

Image
Bujar Shala

Sidoqoftë, më urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje në Qendrën e ndalimit në Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat