Vjen reagimi i Shqipes, pas debatit të Beratit me Anën: U tregove burrë

Mediale Vip

Vjen reagimi i Shqipes, pas debatit të Beratit me Anën: U tregove burrë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:35
Ana Lleshi

Për shkak të përjashtimit të 28-vjeçares për shkak se ushtroi bullizëm, Berati vendosi të largohej nga emisioni “Përputhen”.

Dje Berat Behramaj deklaroi në “Përputhen” se kishte ardhur në këtë emision vetëm për Shqipen dhe se kishte ndjenja për të.

Kjo solli një debat të fortë mes tij dhe Ana Lleshit, e cila tha se djali nga Kosova është gay dhe se kishte fakte për këtë gjë.

Shqipja ka reaguar jo vetëm për deklaratën e Beratit, por edhe për akuzat ndaj tij.

Në një postim në Instastory, ajo shkroi:

“Ti je personi më i vërtetë sipas meje. U tregove burrë se erdhe për mua dhe ike po për mua. Le të shpifin, e vërteta gjithmonë del, por unë ende s’kam folur. Takimin tonë do ta bëjmë jashtë”.

Pas akuzave nga Ana, edhe Berati ka bërë një postim në Instastory, ku shkruan “Vetëm prisni”.

Image
Insta

Mbetet për të parë se çfarë ka duhet të presin ata të cilëve u është drejtuar Berati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat