Kryeziu i del në mbrojtje Vladit: Armiku ofshante kur dëgjonte këngën e tij

Mediale Vip

Kryeziu i del në mbrojtje Vladit: Armiku ofshante kur dëgjonte këngën e tij

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:13
Arif Vladi

Koreografi Dilaver Kryeziu i doli në mbrojtje këngëtarit Arif Vladi, pas debatit të fundit lidhur me këngën “Marshi i UÇK-së”.

E gjithë zhurma u shkaktua pas një deklarate të Adelina Ismailit, e cila tha se Vladi është paguar për këtë këngë.

Pas kësaj deklarate ka pasur reagime e replika nga të dyja palët, kurse janë përfshirë edhe persona të tjerë në debat.

Së fundi, koreografi Dilaver Kryeziu thotë se kënga e Arif Vladit është kryevepër e situatës, e cila kishte të bëjë me kushtrimin e gjithë kombit shqiptar që t’i bashkojë luftëtarët e lirisë.

Postimi i Kryeziut:

Patriotizmi ka qenë dhe mbetet një nga temat më të rëndësishme dhe të diskutueshme.

Epitetin e kryeatdhetarit, të një pune të ndershme dhe të ndërgjegjshme padyshim se e posedon edhe kryeartisti ynë Arif Vladi , i cili së fundmi është bërë pjesë e disa shkrimeve në mediet tona online, të cilat i lexoj rregullisht për tu informuar me të rejat e ditës.

Lufta bashkoi muzikantë të ndryshëm me qëllim të homogjenizimit kombëtar, duke ngritur moralin e ushtarëve tanë në fushën e betejës. Këngëtarët e asaj kohe e shihnin si një akt detyrimi patriotk t’i këndosh atdheut. Në këtë rrafsh kënga e Arifit është një kryevepër e situatës, e cila kishte të bëjë me kushtrimin e gjithë kombit shqiptar që t’i bashkojë gjithë luftëtarët e lirisë, këngë e cila përfshinte tërë botën shqiptare dhe ishte në cdo cep aty ku frymonte shqip. Armiku kur e dëgjonte këngën e tij ofshante, duke thënë “sa bukur kënduaka ky”. Kurse ju kritikë të mëdhenjë të artistëve kombëtarë ofshani thellë dhe mendoni njëherë se kë po e kritikoni.

Zëri i Arifit buqet ëmbël tek liqenjtë e Lurës.

Arif, rrofsh sa mallet dhe zëri yt kumboftë 100 vjet në skenën shqiptare.

Të do Dila me familje!

Prof. Dilaver Kryeziu, Etnokoreolog

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat