Anahi zbulon arsyen pse mori vendimin drastik për t’u larguar nga ekrani!

Mediale Vip

Anahi zbulon arsyen pse mori vendimin drastik për t’u larguar nga ekrani!

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:42
Anahi

Aktorja dhe këngëtarja meksikane Anahi u bë shumë e njohur në botë me rolin e saj në serialin “Rebelde”.

Pasi grupi u nda në 2009, Anahi vazhdoi karrierën e saj.

Seriali i fundit ku ajo luajti ishte “Dos Hogares” në vitin 2011 dhe në 2015 nxorri albumin “Unesperado”.

Por tani prej vitesh ajo po i mungon ekranit e skenës dhe për këtë ka një arsye.

Në një intervistë së fundmi, Anahi ka treguar se e mori këtë vendim pasi ishte lodhur.

“Ishte një vendim shumë personal dhe i vështirë sepse unë jam rritur në skenë. Zemrës sime i mungon skena, por mendoj se mora vendimin e duhur sepse në një pikë gjërat nisin dhe bëhen të lodhshme. Vjen një moment në jetë ku vendos të mos e ekspozosh veten shumë”-tha aktorja 37-vjeçare.

Ajo është e martuar dhe ka krijuar familjen e saj me dy fëmijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat