Dy personazhet shqiptarë Ludo&Cufi sjellin atraktivitet makinash me videot e tyre

Mediale Vip

Dy personazhet shqiptarë Ludo&Cufi sjellin atraktivitet makinash me videot e tyre

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:16
Ludo&Cufi

Një ide mjaft novatore, sidomos për ata që i duan makinat dhe janë të apasionuar pas risive që sjellin prodhimi i makinave më të veçanta. Deri tani nuk kemi parë asnjë personazh shqiptar që të ja sjellë me anë të një video diçka të tillë e ata të dy çdo javë për hobi na sjellin një video ku na flasim për një makinë të re.

Njërin e njohim shumë mirë pasi është personazh i njohur ishow-bizit që e njohim të gjithë unik e crazy Ludovik Karrica, e tjetri miku i tij Jusuf Jusufi, të cilët jetojnë në Zvicër dhe duke qenë të apasionuar dhe njohës të mirë të makinave sjellin në faqen e Instagramit Ludo&Cufi video shumë interesante enkas për ju që i adhuroni makinat. Mjafton që ti ndiqni ata në faqen e instagramit dhe mund të shihmi çdo javë video të reja me makina dhe me një super shpjegim e mjaft atraktiv nga ana e djelmoshave shqiptar.BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat