Aida Doçi publikon me videoklip këngën “Rrena e dashnia”

Mediale Vip

Aida Doçi publikon me videoklip këngën “Rrena e dashnia”

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:58
Aida Doçi

Aida solli baladën e re.

Aida Doçi ka disa ditë që e ka paralajmëruar një këngë të re, por të cilën ishte detyruar ta shtynte për shkak të disa problemeve teknike.

Por, artistja më në fund e publikoi baladën me titull “Rrena e dashnia”, të cilën e shoqëroi edhe me videoklip.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes Fatmir Muja, orkestrimin e bëri Agon Neziri, ndërsa videon e punoi Bug Production.

Në videoklip, këngëtarja u shfaq e veshur në të bardha dhe dukej shumë elegante.

Kujtojmë se Aida Doçi javë më parë u komentua shumë për lajmin e befasishëm për martesën e saj me Naser Qelin. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat