Katër këngëtarë nga Kosova në garë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” vitin tjetër

Mediale Vip

Katër këngëtarë nga Kosova në garë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” vitin tjetër

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:16
Katër këngëtarë nga Kosova në garë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”

Përkundër situatës pandemike, Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar sivjet do të mbahet.

Plot 26 është numri i artistëve konkurrues sivjet, të cilët pretendojnë për çmimin e parë, me shpresën për të fituar të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurovision 2021”.

Si çdo vit, edhe këtë radhë nuk mungojnë emrat pjesëmarrës nga Kosova, të cilët në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH, janë plot katër.

Këngëtarja Festina Mejzini nga Gjakova, e cila ka qenë pjesë e edicionit të parë të spektaklit “X Factor Albania”, do të konkurrojë këtë vit me këngën e titulluar “Kush je ti dashuri”.

Image
Festina Mejzini

Kjo nuk është hera e parë e Festinës në Festivalin e RTSH-së, pasi ajo ka marrë pjesë edhe katër vite me parë me këngën “Atje lart”.

Artisti i ri Mirud, emri i vërtetë i së cilit është Durim Morina, është gjithashtu pjesëmarrës këtë vit e një këngë e cila do të titullohet “Nëse vdes”.

Image
Mirud

Edhe për Mirudin nuk është hera e parë një Festivalin e Këngës në RTSH, pasi dy vite më parë kishte garuar në edicionin e 57-të të festivalit me këngën “Nënë”.

Këngëtari i ri nga Prishtina, Fatos Shabani, ka vendosur që ta sprovojë veten për herë të parë në një garë siç është ajo e festivalit të dhjetorit, duke konkurruar me këngën me titull “Ty”.

Image
Fatos Shabani

Dhe i katërt konkurrent nga Kosova në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH është këngëtari nga Gjakova, Florent Abrashi, i cili garon me këngën “Vajzë”.

Image
Florent Abrashi

Edhe për Florentin është hera e dytë në këtë festival, pas paraqitjes së tij të parë në vitin 2015 me këngën “Të ndjek në çdo hap”.

Kujtojmë që edicioni i sivjetmë i “Eurovision”-it u anulua shkaku i pandemisë COVID-19, gjersa ishte përzgjedhur që Shqipëria të përfaqësohej nga Arilena Ara e këngën “Fall from the sky”.

Kosova ende nuk e gëzon të drejtën e pjesëmarrjes në “Eurovision”, teksa hera e fundit kur një artisti nga Kosova përfaqësoi Shqipërinë në festivalin evropian ishte viti 2017, kur Linda Halimi konkurroi me këngën “Botë (World)”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat