'Covidi është më keq nga ç'mendojmë', Gerta Shino humb njeriun e dashur

Mediale Vip

'Covidi është më keq nga ç'mendojmë', Gerta Shino humb njeriun e dashur

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:38
Gerta Shino

Gerta Shino ka mbetur një nga vajzat më të komentuara në media dhe në rrjete sociale, që pas daljes nga reality show "Big Brother". Me anë të një postimi të bërë së fundmi në Instastory, Gerta ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit.

Gjyshja e saj është ndarë nga jeta këtë të enjte. “Sot është një ditë shumë e trishtuar për familjen time. Gjyshja ime që na ka rritur ndërroi jetë sot. Nuk di më çfarë të them, jam pa fjalë! Pusho në paqe nëna, ishalla një ditë shihemi prape", ka shkruar Gerta.

Në një postim tjetër, ajo ka lënë të kuptohet se Covid-19 ka qenë shkaktari i vdekjes së saj. “Njerëz kujdesuni sa më shumë për veten dhe njerëzit që doni! Mbani distancë nga personat e moshuar dhe nga ata që kanë edhe sëmundje të tjera. Covid është shumë më keq nga çfarë mendojmë! Bëni kujdes, nuk është shaka! Po bëhet fjalë për jetët tona dhe të njerëzve që duam më shumë!”, ka përfunduar ish-banorja e Big Brother. 

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat