Ja si “na mashtrojnë” yjet për të na bërë të mendojmë se jetojnë mes luksit…

Mediale Vip

Ja si “na mashtrojnë” yjet për të na bërë të mendojmë se jetojnë mes luksit…

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 08:21
Ilustrim

Shumë të rinj, kryesisht vajza, me përdorimin e gjerë të rrjeteve sociale tentojnë të ekspozojnë një jetë mes luksit. Disa prej nesh mendojnë se yjet e vetëshpallura të “Instagramit” bëjnë një jetë të të mbushur me udhëtime e festa të shumta.

Në fakt, shpesh shumica prej tyre janë një mashtrim. Media britanike, “Metro”, i ka kushtuar një artikull të tërë mashtrimeve në rrjete sociale. Ata kanë marrë shtysë nga një postim i Maison Melissa, e cila poston shumë foto në “Instagram” dhe “Tik Tok”.

“Nahhhh sapo zbulova se vajzat nga LA po përdorin studio fotografike që duken sikur ndodhesh në avion privat. Më pas ata i hedhin këto foto në rrjete sociale. Është e çmendur, që gjithçka po shikoni është jetë false”, tha Melissa.

Image
Studio fotografike

Një influecuese “Instagrami”, Kennedy Cymone, e cila numëron plot 1.6 milionë ndjekës në rrjet, pozoi një foto që e shfaqte atë në mes të një “mali” me para. Po ashtu, edhe Azra Mian, e cila numëron mijëra ndjekës në rrjet, bëri të njëjtën gjë.

Në të vërtetë, çdokush në fakt mund ta marrë me qira këtë avion dhe të imitojë mënyrën e jetës mes luksit. E vendosur në Boyle Heights, Los Angeles, seti është në dispozicion për vetëm 64 dollarë në orë. Quhet Olympia 4 dhe mund të përdoret për të shkrepur çdo video ose foto.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

nExt StOp

A post shared by Azra (@azra_mian) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat