Jona Spahiu dhe Raiden i veshën që tani kostumet e Halloween-it!

Mediale Vip

Jona Spahiu dhe Raiden i veshën që tani kostumet e Halloween-it!

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 09:28
Jona Spahiu dhe Raiden

Na ndajnë edhe dy ditë nga festa e Halloween-it, mirëpo atmosfera “e frishme” ka filluar të ndihet që tani në shtëpinë e moderatores Jona Spahiu.

Ajo dhe i biri, Raiden, i kanë zgjedhur tashmë kostumet për këtë ditë dhe madje s’kanë duruar që t’i veshin.

Jona ka ndarë fotot epike me të voglin në Instagram, duke treguar me humor edhe pozat e Instagram-it dhe pozat e jetës reale.

Ata kanë zgjedhur kostume të zeza me figurën e skeletit të njeriut dhe janë dyshja më e lezetshme e Halloween-it që kemi parë deri tani!

Po ju e keni menduar ç’do bëheni këtë Halloween?

Image
Jona Spahiu dhe Raiden 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat