Arbana Osmani poston pozën e parë me Diellin, babi Edi bën foto të bukura

Mediale Vip

Arbana Osmani poston pozën e parë me Diellin, babi Edi bën foto të bukura

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:29
Eduart Grishaj, Arbana Osmani

Më 19 tetor, Arbana Osmani, solli në jetë fëmijën e saj të dytë. Moderatorja e dashur për publikun lindi një djalë, të cilin së bashku me partnerin e saj Eduart Grishaj, vendosën që ta pagëzonin me emrin e veçantë Diell.

Ishte vetë regjisori i njohur që dha lajmin e bukur përmes një postimi në "Instagram", ku postoi edhe foton e parë me të birin.

Ndërkohë këtë javë ata kanë qenë në qendër të vëmendjes, teksa ditën e diel Arbana postoi edhe fotot e para pas shtatzënisë në Instagram. Ajo u shfaq me një fustan në zi e trëndafil në dorë, teksa vëmendjen e morën linjat e saj.

Tani moderatorja ka zbuluar se ka nisur edhe shëtitjet me Diellin, duke dalë nga liqeni i Tiranës, prej nga ku ka ndarë edhe një super foto pak minuta më parë.

Arbana shihet me karrocën e bebit, ku ndodhej Dielli, teksa na fali edhe foton më të bukur të ditës dhe siç mund ta imagjinoni pas saj fshihet Eduarti.

"Përfitimet e të paturit një artist në familje. Bën foto të bukura lehtësisht!", shkruan ajo.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat