Kylie Jenner shkëlqen në njërin prej personazheve të “Power Ranger”

Mediale Vip

Kylie Jenner shkëlqen në njërin prej personazheve të “Power Ranger”

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 17:37
Kylie Jenner

Një numër i madh i artistëve ndërkombëtarë po zgjedhin personazhet e tyre për të festuar “Hallowen”.

Njëra prej tyre është edhe Kylie Jenner, e cila përmes rrjetit social Instagram ka treguar se çka do të jetë për këtë festë, shkruan Daily Mail.

23-vjeçarja është parë e veshur me të kuqe, ndërsa në mbishkrime kishte bërë të ditur se ka zgjedhur një nga personazhet e “Power Ranger”

Në një postim tjetër ajo ka shfaqur edhe miqtë e saj, të cilët pretendonin se janë superheronjë.

Po ashtu, ajo nuk kishte lënë anash edhe të theksonte linjat e bujshme trupore përmes veshjes, për të cilat pëlqehet në masë të madhe.

Përpos krejt dukjes, bukuroshja kishte zgjedhur që të vendos paruke me ngjyrë të kuqe, për të perfeksionuar edhe më shumë paraqitjen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat