Ronela Hajati tashmë ka edhe një tjetër profesion, të cilin na e tregoi me krenari!

Mediale Vip

Ronela Hajati tashmë ka edhe një tjetër profesion, të cilin na e tregoi me krenari!

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 08:03
Ronela Hajati

Këngëtarja Ronela Hajati ka vite në skenë dhe emri i saj është ndër më të njohurit e të komentuarit, ndërsa këngët e saj na shoqërojnë në çdo lokal, në çdo festë, në makinë e kudo ku dëgjohet muzikë.

Por, këngëtarja ka vendosur të mos e mbyllë me kaq ‘karrierën’ e saj dhe përveç muzikës, t’i përkushtohet edhe një pasioni tjetër.

Në InstaStory, Ronela na ka treguar sot se ka marrë titullin “Asistente avokate” dhe ndihet tepër krenare për këtë.

“Po t’keni naj hall a naj problem.”- ka shkruar këngëtarja me humor.

Shumë shpejt, këngëtarja do të sjellë gjithashtu një bashkëpunim me këngëtarin e njohur latin, Jay Santos.

Image
Insta

Megjithatë ende nuk ka një datë për projektin e ri që po pritet me padurim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat