Bebe Rexha për veshjen e Halloween frymëzohet nga Rita Ora?

Mediale Vip

Bebe Rexha për veshjen e Halloween frymëzohet nga Rita Ora?

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:49
Bebe Rexha dhe Rita Ora

Të shumtë janë perosnazhet Vip që u janë bashkuar festimeve të Halloween duke u maskuar si personazhe të tjerë.

Edhe këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Bebe Rexha, ka zgjedhur një maskim për këtë festë të Halloween-it.

Ajo është veshur me një fustan të gjelbër, të dekoruar me gjethe të bimës së famshme “Ivy”.

Image

“Përshëndetje. Emri është Ivy. Helmi Ivy. Gëzuar Halloweenin”, shkruan Bebe Rexha krah fotos.

Në këtë foto, këngëtarja duket shumë joshëse dhe tërheqëse.

Mirëpo, ajo çfarë fansat vunë re fansat , ishte fakti se këtë veshje për Halloween, e ka pasur vite më parë edhe këngëtarja Rita Ora.

Ajo në vitin 2016 në festën e Halloween u vesh me me një fustan të gjelbër të shkurtër,  të punuar me gjethe dhe flokët i kishte të kuqe.

Nuk e dimë nëse është një rastësi, apo Bebe është frymëzuar nga Rita Ora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat