Lajm i keq për Tolgahan Sayisman, zhgënjehen fansat e aktorit

Mediale Vip

Lajm i keq për Tolgahan Sayisman, zhgënjehen fansat e aktorit

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 20:48
Tolgahan Sayisman

Aktori turk shumë i pëlqyer nga publiku i gjerë, Tolgahan Sayisman së fundmi nisi një serial të ri me titull “Seref Sozu”.

Tematika e serialit u pëlqye shumë nga fansat dhe pritej që ky prodhim të kishte sukses.

Mirëpo nuk ndodhi kështu. Mediat turke bëjnë të ditur se seriali “Seref Sozu” do të bëjë finalen e tij me episodin e katërt. Tolgahan kishte rol kryesor, por shikueshmëria e dobët e serialit solli finalen e tij.

“Seref Sozu” pritej të kishte shumë sukses, por shkak i dështimit ishte dita e gabuar e transmetimit, në një orar me serialet e tjera shumë të ndjekur si “Osmani”, “Trokit në derën time”, “Sadakatsiz”, etj.

Kujtojmë që nga 16 nëntori Tolgahanin do e shohim në ekranin e TV Klan me serialin e ri “Kampioni im”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat