Donald Veshaj flet për herë të parë për lidhjen me Bora Zemanin!

Mediale Vip

Donald Veshaj flet për herë të parë për lidhjen me Bora Zemanin!

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 22:15
Donald Veshaj

Në puntatën e gjashtë të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollca, dy nga të ftuarit ishin binjakët e famshëm Donald dhe Romeo Veshaj.

Ata u bën pjesë e një nga lojërave ku morën pjesë të gjithë të ftuarit të cilët duhet të kapnin një këpucë me pikë kush tregohej më i shkathti shpëtonte. Nëse nuk e kapnin këpucën duhet t’i përgjigjeshin të gjithë pyetjes: “Cili është emri i partnerit/es aktuale,apo ish-it tuaj të fundit?”

Përballë Donaldit u vendos Kejvina dhe ishte kjo e fundit e cila kapi këpucën e kështu Donaldi pati për detyrë të tregonte emrin e partneres aktuale.

Për herë të parë në mënyrë ekskluzive në “Shiko Kush LUAN” Donald Veshaj pranoi se partnerja e tij është moderatorja e mirënjohur Bora Zemani. Ky i fundit paçka se nuk e tha me zë të lartë, lëvizi buzët duke na hequr kështu të gjitha dyshimet e duke konfirmuar këtë lidhje të përfolur prej disa muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat