“Po e përdor për të treguar se unë …”- Megan Fox përplaset me ish-bashkëshortit për shkak të këtij postimi në Instagram

Mediale Vip

“Po e përdor për të treguar se unë …”- Megan Fox përplaset me ish-bashkëshortit për shkak të këtij postimi në Instagram

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 11:01
Megan Fox

Megan Fox iu kundërvu publikisht ish-bashkëshortit, Brian Austin Green, për shkak se ky i fundit, kishte postuar foto të djalit të tyre në mediat sociale.

Aktorja e akuzoi se e kishte përdorur foton me qëllim për t’i treguar botës se ajo është një nënë që mungon, ndërsa ai është i pranishëm në jetën e fëmijëve.

Në foton e publikuar në Instagram nga Green, i cili më pas e fshiu, djali 4-vjeçar i tyre, Journey, shfaqet bashkë me babain, të cilët janë veshur me kostumet e Halloween-it.

Fox komentoi në postim:

“Pse Journey duhet të jetë në këtë fotografi? Nuk është e vështirë ta presësh foton. Ose zgjidh një foto ku fëmijët nuk janë. Kam kaluar një ‘Halloween’ të mrekullueshëm me ta dje, por besoj e ke vënë re që mungojnë postimet në rrjetet e mia sociale.

Unë e di që ti i do fëmijët e tu, por nuk e di pse nuk mund të ndalosh së ekspozuari në Instagram. Të ka helmuar dëshira për t’i treguar botës se unë mungoj si nënë, ndërsa ti je babai më i përkushtuar i vitit.

Ti i mban fëmijët gjysmën e kohës. Urime, me të vërtetë je një njeri i jashtëzakonshëm! Pse ke nevojë për internetin që të tregosh sa të duan fëmijët?”

Green nuk iu përgjigj komentit, megjithatë e fshiu foton duke e zëvendësuar me një tjetër ku shfaqet vetëm ai.

Në gusht, Green tha gjatë një videoje live në Instagram se nuk i kishte humbur shpresat për një ribashkim me Fox, pavarësisht se ajo e kishte bërë publike lidhjen e saj me reperin Machine Gun Kelly. Duket se gjërat mes ish-çiftit nuk janë aq të qeta sa menduam se ishin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat