Pas ndarjes nga Young Zerka, si i ka punët e zemrës Ronela Hajati?

Mediale Vip

Pas ndarjes nga Young Zerka, si i ka punët e zemrës Ronela Hajati?

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 07:23
Ronela Hajati, Young Zerka

Kohët e fundit në media është komentuar gjatë ndarja e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila në një intervistë për “Në kurthin e Piter Pan” u shpreh se është vetëm, pra beqare dhe e fokusuar te puna, duke konfirmuar kështu ndarjen nga Young Zerka.

Një arsye specifike këngëtarja nuk e dha por u shpreh se Zoti i di më mirë ca gjëra dhe ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen.

Në një intervistë tjetër më pas, autorja e hitit “Lage” tregoi se aktualisht është e fokusuar vetëm te puna e saj, e megjithatë tha se njeriu nuk mjaftohet asnjëherë as kur është single e as kur është në një lidhje.

Teksa të gjithë besonin se çifti do të rikthehej sërish, diçka e tillë nuk ndodhi.

Jetët e tyre vazhduan të ndara dhe Ronela ka konfirmuar sot edhe njëherë se është single.

Madje, në një postim në InstaStory ajo ka shpërndarë një pjesë të intervistës së Rihanna-s, të cilën e pyesin se ç’kërkon tek një mashkull.

“E para e punës, unë nuk po kërkoj për një mashkull”- u përgjigj Rihanna, fjalë në të cilat duket se Ronela ka gjetur veten.

Pra, këngëtarja është rehat single dhe i është përkushtuar kokë e këmbë muzikës, e cila është dashuria e saj e përjetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat