Fifi bashkon forcat me reperin që po bën namin!

Mediale Vip

Fifi bashkon forcat me reperin që po bën namin!

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 13:04
Fifi, Bardhi

Fifi është padyshim një nga këngëtaret më të mira në industrinë e muzikës shqiptare që ka ditur gjithmonë si të vjedhë zemrat e publikut, sidomos me baladat e saj të famshme.

Këtë verë na bëri të gjithve të kërcejmë me bashkëpunimin që solli me Young Zerkën të titulluar “Pa gajle”.

Ndërkohë në fillim të vjeshtës solli një tjetër bashkëpunim. Këtë herë ajo bashkoi forcat me kushëririn e saj Ermal Fejzullahu për të sjell super këngën  “Përjetësi”.

Videoklipi i kësaj kënge ka një histori tepër interesante të një çifti të dashuruar dhe menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë milion klikime në Youtube.

Por, Fifi s’ka ndërmend të heqë dorë nga duetet. Së shpejti ajo do publikojë një këngë me reperin e njohur Bardhi, i cili bëri namin me këngën “Betohemi”.

Nuk ka ende detaje mbi këtë këngë, por raportohet se pjesë e saj do jetë edhe një DJ i njohur.

Vetëm dy ditë më parë, Bardhi publikoi këngën e re “Interes”, që po pëlqehet shumë nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat